Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu Kodra ka vizituar dje Drenasin, ku edhe nisi rrugëtimin fondacioni i stilistit Valdrin Sahiti, “Bella Foundation”. Donacioni i parë, Deliu tregoi se u bë për Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.
“Festat bashkojnë njerëzit dhe krijojnë emocion. Një ndjenë të tillë e përjetuam sot në Drenas, ku edhe nisi rrugëtimi i fondacionit të Valdrin Sahitit “Bella Foundation”, me donacionin e parë për Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas!”, ka shkruar Deliu Kodra.
“Secila histori e dëgjuar sot, ishte frymëzim për punë dhe angazhim më të madh për secilin zë.#behuzeriim”.