Ish kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku ka folur për një medium kosovar në lidhje me ditëlindjen e një ndër emrave më të shquar në familjen Jashari, Ademit.
Nexhmedin Spahiu pretendon se Adem Jashari është lindur më 10 tetor dhe jo më 28 nëntor. Por Lushtaku beson ndryshe.
Ai ka thënë se disa ditëlindje të Ademit i kanë festuar së bashku, me të shtëna dhe raki.
Por megjithatë, kjo nuk përjashton mundësinë që vetë Adem Jashari ta ketë ndërruar ditën e lindjes paraprakisht. /Periskopi