Drejtoria e Inspeksionit konfiskon artikuj ushqimor me afat të skaduar
Drejtoria e Inspeksionit ne Komunën e Drenasit, ne prag të festës së Kurban Bajramit, ne kontrollet rutinore, ka bërë inspektimin e dyqaneve dhe marketeve, me ç’rast edhe ka konfiskuar një sasi të artikujve ushqimor.
Vlera e konfiskimit të artikujve ushqimor është 60 euro, ndërsa janë inspektuar 12 markete për kushte të afatizimit në zbatim të Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorit.