Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar për Indeksonline rastin e ndodhur sot në mes policisë dhe një qytetari në magjistralen Gjilan-Prishtinë.
Sipas Hashanit pjesëtarët e policisë kanë kërkuar ndalimin e një personi i cili nuk ka respektuar kërkesën e tyre për ndalim kështu duke reaguar në mënyrë agresive ku ndër të tjerash ka lënë të lënduar edhe një pjesëtarë të policisë.
“Policia e Kosovës e ka ndaluar në fakt një person i cili nuk i është ndalë policisë në shenjën për ndalim, pas një kohe policia ka arritur ta ndalojë të dyshuarin i cili edhe gjatë ndaljes ka qenë agresiv duke i sulmuar policët ku njëri prej tyre ka edhe lëndime”, ka thënë Hashani për Indeksonline.
Gjithashtu ai ka shtuar se i dyshuari e ka dëmtuar njërën prej veturave zyrtare të policisë.
“Ai është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e paraburgimit prej 24 orëve”, ka përfunduar Hashani./Indeksonline/