back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeNesër zbardhet misteri i dorëheqjes së prokurorit Blakaj

Nesër zbardhet misteri i dorëheqjes së prokurorit Blakaj

Të ngjajshme

Dorëheqja dhe largimi nga Kosova i prokurorit special, Elez Blakaj, dhe raportimi i disa kërcënimeve për punën që po bënte, bëri që të gjitha institucionet e drejtësisë të reagojnë.

Largimi i prokurorit u lidh me një aktakuzë që u raportua se ai e kishte dorëzuar në Prokurori e ku prekeshin emra si Agim Çeku, Rrustem Berisha e Nuredin Lushtaku, shkruan gazetametro.net.

Dikush e lidhi me presion nga njerëz ta caktuar e dikush tjetër nga kërcënime të tjera. Por, Metro mëson se Kryeprokuroria e ka edhe një verdikt tjetër rreth kësaj ngjarje.

Siç mëson gazeta, Kryeprokuroria do të dalë nesër me një konferencë për të konfirmuar se prokurori i larguar nuk ka lënë asnjë aktakuzë dhe nuk është ngritur aktakuzë ndaj askujt për temën e raportuar.

Sipas burimeve, prokurori nuk kishte finalizuar punën pasi dokumenti nuk është dorëzuar si aktakuzë, por si dokument i parë që nuk ka karakter zyrtar.

Sidoqoftë, këtë gjë e kishte thënë në një formë edhe më herët kryeprokurori Aleksandër Lumezi, mirëpo organi që ai udhëheqë duket se ka diçka më tepër për të thënë.

Ndërkohë, Lumezi e kishte konsideruar këtë dokument si një ‘draft-akuzë’, pasi sipas tij nuk është përfillur asnjë procedurë që ndiqet zakonisht kur ngriten aktakuzat.

“Ne ende nuk kemi aktakuzë zyrtare. Nëse një prokuror e ngrit një aktakuzë kundër disa personave, ajo duhet t’i dorëzohet gjykatës kompetente dhe duhet të dorëzohet në aq kopje sa ka të pandehur dhe sa ka avokatë mbrojtës dhe një kopje për nevojat e gjykatës. Në këtë rast ne kemi pasur vetëm një draft të cilën prokurori e ka përgatitur dhe e ka dorëzuar në shikim të prokurorit të Prokurorisë Speciale, i cili sigurisht që pas shikimit të atij drafti të aktakuzës, ka dhënë sugjerime të prokurorit Blakaj. Por, unë nuk kam informacione se çfarë sugjerime kanë qenë ato nga kryeprokurori dhe çka është vendosur më vonë në atë draft-akuzë. Përndryshe, konsiderohet se një aktakuzë është ngritur në momentin kur dorëzohet në gjykatën kompetente, e që në këtë rast nuk kemi aktakuzë të dorëzuar dhe ajo aktakuzë duhet të dorëzohet nga prokurori apo nga stafi që e ka punuar në çështjen konkrete penale”, ka thënë Lumezi më herët.

Mirëpo, konferencën e Kryeprokurorisë akoma nuk e ka konfirmuar ky institucion, mirëpo mësohet se ajo do të mbahet nesër gjatë ditës.

Në anën tjetër, prokurori Blakaj nuk e ka thënë asnjë fjalë për largimin e tij nga Kosova dhe shkuarjen në Amerikë. Publikimi i një fotografie ulur në tavolinë, ka qenë i gjithë mesazhi i Blakajt, përveç një letre që ua kishte lënë Prokurorisë Speciale, ku jepej lamtumira por pa asnjë detaj rreth arsyes së largimit.
/gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz