back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeLibri amzë i ish-Jugosllavisë dokumenton se Adem Jashari ka lindur më 28...

Libri amzë i ish-Jugosllavisë dokumenton se Adem Jashari ka lindur më 28 nëntor

Të ngjajshme

​Inspektorët në terren për kontrollin e çmimeve të derivateve

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të...

Chivu dhe Interi së bashku edhe për shumë vite

Interi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin rumun...

Rashford mund të rikthehet te Man Utd, Barcelona sheh alternativa tjera

Sulmuesi anglez Marcus Rashford mund të rikthehet te Manchester...

Në librin amzë të ish-Jugosllavisë bëhet e ditur data e lindjes së komandantit Adem Jashari. Aty figuron se Adem Jashari ka lindur më 28 nëntor 1955, edhe pse kjo së fundmi po kontestohej, e ky kontestim hapi debat rreth datës së lindjes së komandantit.

Numrat personalë në ish-Jugosllavi fillonin me ditën, muajin dhe tre numrat e fundit të vitit të lindjes. Numri personal i Adem Jasharit fillon me 2811955.. në udhëzuesit administrativë të asaj kohe, shkruan Gazeta Express.

Debati rreth datës së lindjes u hap dje kur analisti Nexhmedin Spahiu tha se dikush e kishte falsifikuar datën e lindjes së Adem Jasharit sepse ai ka lindur më 10 tetor, e jo me 28 nëntor.

“Kush është ai që i falsifikoi ditëlindjen Adem Jasharit. Nga 10.10.1955 e bëri 28.11.1955?!!!Duhet me u hi gazetave mbas 1998 e me gjetë kush është ai falsifikator i rrezikshëm e me e dënu. Sa më vjen inat që edhe vetë e kam hangër këtë mashtrim të paskrupullt e e kam përdorë në një shkrim timin, se nuk më shkonte mendja se dikush ka nevojë me rrejtë publikisht aq paskrupullt”, ka shkruar dje Spahiu.

Atij i reagoi menjëherë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është nipi i komandatit Adem Jashari.

Jashari publikoi certifikatën e vdekjes së komandantit, dokument ky i administratës së UNMIK’ut ku shkruhej se Adem Jashari kishte lindur me datë 28 të muajit nëntor. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz