BallinaRegjionaleLibri në të cilin shkruan se ditëlindja e Adem Jasharit nuk është...

Libri në të cilin shkruan se ditëlindja e Adem Jasharit nuk është më 28 nëntor

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Një postim i Nexhmedin Spahiut se, sipas tij, Adem Jashari ka lindur më 10 tetor 1955, e jo me 28 nëntor, ka ngjallur shumë reagime në rrjete sociale.

Në një libër të shkollës teknike në Mitrovicës, komandanti Adem Jashari është në listën e atyre që kanë vijuar mësimet në këtë shkollë. Datëlindja e tij nuk përkon me datën që festohet ditëlindja e tij, më 28 nëntor.

Në këtë libër të shkruar nga profesori Fazli Hajrizi, në lidhje me statistikat e Shkollës Teknike të Mitrovicës, thuhet se Adem Jashari është regjistruar në vitin shkollor 1972/73 dhe se ai ka lindur më 10 tetor 1955.

Pyetjes së Nexhmedin Spahiut se kush është ai që i falsifikoi ditëlindjen Adem Jasharit, iu ka përgjigjur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, që është nip i komandantit legjendar.

Për ta demantuar Nexhmedin Spahiun, Bekim Jashari ka përdorur një çertifikatë të vdekjes së Adem Jasharit, e cila mbanë datën e lëshimit 13 dhjetor 2005, e ku ceket se i ndjeri ka lindur më 28 nëntor 1955.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz