back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeMASHT njofton për afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2018

MASHT njofton për afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2018

Të ngjajshme

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Komisioni Shtetëror i Maturës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar rreth përgatitjeve për afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2018. Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Maturës kanë miratuar edhe një dokument me informacione të rëndësishme rreth afatit të gushtit.

Në këtë afat, testit do t’i nënshtrohen rreth 9000 maturantë, ndërsa për mbarëvajtjen e procesit të testimit do të angazhohen 600 administrues dhe 70 komisionarë (kryetarë të Qendrave Testuese)

Paraqitja e provimit të maturës ka filluar dhe afati është i hapur deri më 24 gusht 2018. Po ashtu edhe grumbullimi i shënimeve për nxënës, shkolla dhe komuna ka filluar dhe lista përfundimtare e administruesve dhe Qendrave Testuese do të përfundojnë deri më 24 gusht 2018.

Pjesa e parë e tetit të maturës do të organizohet më 28 gusht 2018, pjesa e dytë e testit më 1 shtator 2018, ndërsa publikimi i rezultateve do të bëhet 10 shtator 2018.

KSHM po ashtu ka bërë të ditur se afati i ankesave do të jetë nga 11 deri më 13 shtator 2018, ndërsa rezultatet e ankesave do të bëhen të ditura një ditë më vonë, pra më 14 shtator 2018.

Po ashtu, në këtë mbledhja anëtarët e Këshillit të Maturës Shtetërore u zotuan që vendimet e Ministrit Bytyqi të zbatohen në përpikëri dhe për këtë qëllim janë paraparë këto aktivitete:

–           Njoftimi për DKA-të

–           Takimi i të gjithë komisionarëve të MASHT-it

Të Fundit

Sport

ShowBiz