BallinaBotëI refuzohet azili sepse “nuk është mjaftueshëm” homoseksual

I refuzohet azili sepse “nuk është mjaftueshëm” homoseksual

Të ngjajshme

Një afgani 18 vjeç autoritetet austriake ia kanë refuzuar kërkesën për marrje të azilit me arsyetim se nuk është “mjaftueshëm” homoseksual.

Ai kishte kërkuar mbrojtje në Austri sepse ishte i përndjekur në atdhe për shkak të homoseksualitetit të tij.

Mirëpo, përgjigjja në kërkesë, sipas shkrimit të javores vjeneze “Falter”, e ka lënë pa tekst.

“Mënyra se si lëvizni, si vishen dhe si silleni aspak nuk tregon se ju mund të jeni homoseksual”, ishte vlerësimi i zyrtarit të Shërbimit Federal për të Huaj dhe Azil.

Gjithashtu në përgjigje zyrtari tregon se ekzistojnë informata se ai shpesh ka pasur konflikt me shokët e dhomës, dhe se ekziston potenciali i madh i agresivitetit te ai, i cili nuk mund të pritet nga një homoseksual.

“Nuk keni pasur mjaftë miq.

A nuk janë homoseksualët persona që duan shoqëri?”, pretendohet në letër.

Në fund zyrtari konstaton se parashtruesi i kërkesës nuk është homoseksual dhe me rastin e kthimit në atdhe nuk ka arsye të frikohet.

Kërkuesi i azilit ka ushtruar ankesë në vendimin e marrë nga autoritetet kompetente.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz