BallinaLajmeMusliu: Sami Lushtaku është dëshmitar në rastin për mashtrimet me listat e...

Musliu: Sami Lushtaku është dëshmitar në rastin për mashtrimet me listat e veteranëve

Të ngjajshme

Sonte fillon play-offi i Superligës së basketbollit, dueli i parë zhvillohet mes Yllit dhe Pejës

Sonte nis faza e play-offit të Superligës së Basketbollit. Ndeshja...

Mbahet akademia përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Sot po mbahet akademi përkujtimore në nder të betejës...

Shqetësuese/ Kafshë të ngordhura në skaj të rrugës Prishtinë-Podujevë, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Banorët e zonës përgjatë rrugës Prishtinë–Podujevë kanë shprehur shqetësim...

Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse  

Një armëpushim i përkohshëm mes Rusisë dhe Ukrainës për...

Publikohen pamje nga djegja e zhveshtoreve të stadiumit të Baselit

Një fatkeqësi ndodhi të premten në mbrëmje, ku një...

Njohësi i çështjeve të drejtësisë, Betim Musliu, ka zbuluar disa emra që do të jenë pjesë e rastit ndaj listave të fryra të veteranëve të luftës në Kosovë.

Në Interaktiv të KTV-së, duke folur për largimin e prokurorit Elez Blakaj dhe aktakuzën për të akuzuarit për mashtrim dhe fryrje të listave të veteranëve, Musliu ka bërë të ditur se përpos të akuzuarve do të ketë edhe emra tjerë të njohur, por në rolin e dëshmitarëve.

Këtu ka përmendur ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku si dhe Rrahman Ramën, Avdi Racin e Hysni Gucatin.

Të akuzuar, sipas Musliut, do të jenë profili më i lartë i komisionit për listat e veteranëve, të prirë nga Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj dhe Xhavit Jashari.

Musliu ka vlerësuar se dorëheqja e Elezajt paraqet problem serioz për katandisjen e vendit. Ai ka thënë se “një prokuror me integritet si Blakaj e ka pasur të pamundur të ushtrojë detyrën e prokurorit në Kosovë”.

“Ky prokuror ishte i lidhur me rastin më të madh pas atij stenta, bëhet fjalë për aktakuzën për veteranët. Dorëheqja e tij është bërë për arsye që ai thotë personale dhe se aktivitetin do ta zhvillojë brenda dhe jashtë Kosovës, por në letrën e dorëheqjes që e ka dorëzuar në Këshillin Prokurorial ai thekson se e ka ngritur aktakuzën për veteranët më 11 korrik. Do të thotë se është dorëhequr një muaj më pas. Kjo aktakuzë pse s’ka shkuar në gjykatë mbetet të shihet më vonë”, ka thënë Musliu, duke shtuar se në kohën e dorëzimit të aktakuzës, stafi gjyqësor ishte në grevë.

Sipas Musliut, shumë njerëz po mundohen të pasqyrojnë Elezajn sikur djall dhe të frikësuar. Ai ka thënë se aktakuza për veteranët është në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore dhe se këtë e ka pranuar tash edhe kryeprokurori Aleksandër Lumezi që të enjten tha se 19 mijë persona jashtëligjshëm morën statusin e veteranit.

Ka thënë se nuk pret që të ketë suksese të mëdha në këtë rast për shkak të sistemit që ekziston në Kosovë, “i cili udhëhiqet nga një kryeprokuror i aferës Pronto”.

Për listat e fryra të veteranëve, Musliu ka deklaruar se ka raste kur edhe komandantë nuk kanë pranuar të jenë pjesë e listave.

“Kur një komandant i shquar e ka parë listën të mbushur me emra të cilët s’kanë luftuar dhe kur e ka parë se e ka të pamundur që t’i heqë emrat, nuk e ka pranuar fare statusin e veteranit”, ka deklaruar ai. (BP)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz