BallinaLajmeVuçiq viziton Kosovën në shtator, zbulon planin e tij

Vuçiq viziton Kosovën në shtator, zbulon planin e tij

Të ngjajshme

Slot: Ndjej mbështetjen nga pronarët

Arne Slot po kalon një sezon të dytë të...

Kjo do të jetë banorja më e re e “Ferma Vip”-it

Ermiona Lekbello do të bëhet pjesë e “Ferma VIP”-it,...

VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë për sigurimet shëndetësore

Dy projektligje të rëndësishme të qeverisë janë rikthyer sot...

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se as ai e askush tjetër nga pala serbe nuk e ka të lehtë të bisedojë më Prishtinën, por se ai do të luftojë.

“Edhe Amerika e Gjermania tashmë na kanë përkufizuar. Madje edhe ata të cilët flasin se janë kundër përkufizimit, ata në të vërtetë janë kundër ndryshimit të kufijve të cilët tashmë janë vënë dhe atë në dëm tonin”, ka thënë ai, duke kërkuar që serbët “të jenë të mençur dhe të marrim tërë atë që munden”

“Njerëzit kryesisht i mbajnë mend ngjarjet nga të nëntëdhjetat apo të dymijëtat. Serbët janë ndjekur dhe larguar nga Kosova dhe unë qytetarëve do t’ua bëj me dije disa objektiva”, – ka thënë Vuçiq.

Ai ka theksuar se pala serbe do të përpiqet së pari ta ruajë paqen, pastaj të mbrojë interesat dhe të drejtat e njerëzve të saj në Kosovë.

“Si ta realizojmë këtë? Mund t’i themi vetvetes së e tëra është e jona, por ne e dimë se kjo nuk është e vërtetë”,  ka thënë ai.

“Edhe Amerika e Gjermania tashmë na kanë përkufizuar. Madje edhe ata të cilët flasin se janë kundër përkufizimit, ata në të vërtetë janë kundër ndryshimit të kufijve të cilët tashmë janë vënë dhe atë në dëm tonin”, ka thënë ai, duke kërkuar që serbët “të jenë të mençur dhe të marrim tërë atë që munden”.

Duke folur për letrën, të cilën ia kanë dërguar kryetarët e komunave serbe të Kosovës, ai ka thënë se kësaj i ka paraprirë presioni dhe fushata e cila është bërë kundër tij.

“Përditë më sulmojnë, sa politikanët të cilët gënjejnë se kanë lindur në Kosovë, sa klerikë. Dalin e thonë “Arrestojeni Vucicin”. E dini se kjo mund të ndodh vetëm me gjakderdhje, por në këtë askush nuk reagon”, ka thënë ai në Ditarin e RTS-së.

Vucic ka thënë se me 9 shtator do të udhëtojë në Kosovë, ku do të paraqesë detale të planit të tij për Kosovën./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz