Një grua në Texas ka vdekur pasi që është hedhur para tre fëmijëve, duke përfshirë dy të sajët, në mënyrë që t’i shpëtojë ata nga goditja e një veture në ditën e parë të shkollës, transmeton gazetametro.net
Familja e ka identifikuar gruan si Kharisma Ashlee James, 33 vjeçare, dhe sipas Daily Mail ajo punonte si infermiere.
James u godit nga makina e një burri të moshuar i cili po ashtu ishte duke i marrë nipërit e tij nga shkolla, e që aksidentalisht në vend të frenave i goditi pedalet e gazit, duke e shkaktuar kështu edhe aksidentin fatal.
Gruaja u hodh para fëmijëve të saj dhe shokut të tyre, për t’i mbrojtur ata nga goditja e makinës dhe vdiq në vendin e ngjarjes. Ndërsa, i moshuari është marrë në stacionin policor dhe nuk dihet akoma nëse ai do të dënohet.
“Në një ditë që filloi me shumë shpresë dhe emocion, është shume e vështirë të konfirmojmë humbjen tragjike të njërit prej prindërve tanë ”, ka thënë drejtori i shkollës, Juan Cabrera.
Ndërsa ka shtuar se në këso kohë duhet ta mbështesim njëri tjetrin, dhe të lutemi për familjen e viktimës.