BallinaLajmePolicia serbe arreston mërgimtarin tek pika kufitare Dheu i Bardhë

Policia serbe arreston mërgimtarin tek pika kufitare Dheu i Bardhë

Të ngjajshme

Presidenti i Finlandës telefonatë me Trump: Po formohet një NATO më evropiane

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, deklaroi se “po formohet...

Ky është i riu 18 vjeçar që humbi jetën nga një aksident tragjik në Austri

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në...

Klubi i njohur gjerman shkruan për Franco Fodën dhe arritjet e tij me Kosovën

Klubi gjerman Bayer Leverkusen i ka kushtuar një shkrim...

Ymeri: Me nënshkrimet e opozitës, ZRRE thirret në raportim të premten në Kuvend

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka...

Policia kufitare serbe ka arrestuar Ibrahim Matoshin nga Gjilani, por që jeton në Gjermani dhe është shtetas gjerman.

Matoshi është arrestuar në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë dhe është dërguar në stacionin policor në Bujanoc.

Klan Kosova ka kontaktuar me familjarët e Matoshit, por ata nuk e kanë të qartë arsyen e arrestimit dhe janë ankuar për formë krejtësisht jo të rregullt të trajtimit.

Matoshi, që është stomatolog në Gjermani, kishte përfunduar pushimet në Kosovë dhe po kthehej për në Gjermani nga pika e njëjtë prej të cilës ishte futur në Kosovë.

Ai është ndaluar pa paralajmërim dhe është arrestuar nga policia serbe.

Vëllai i Matoshit i ka thënë Klanit se nuk e ka asnjë ide përse ia kanë arrestuar vëllanë

Familja Matoshi kanë provuar të njoftojnë edhe ambasadën gjermane për të qartësuar situatën dhe liruar Ibrahimin nga stacioni policor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz