BallinaLajmeLutfi Haziri dështon ta shesë lopën dhe viçin

Lutfi Haziri dështon ta shesë lopën dhe viçin

Të ngjajshme

Komunës së Gjilanit që drejtohet nga Lutfi Haziri nuk po i ecë mirë pazari. Shitja e një lope dhe viçi kësaj komunë nuk i ka shkuar mirë.

Në mungesë të blerësve potencialë, ankandi që ishte publikuar një muaj më parë është anuluar.

Në njoftmin që ka bërë publik në KRPP, komuna e Gjilanit ka treguar se për blerjën e lopës dhe viçit nuk ka pasur asnjë ofertë, shkruan FaktePlus

“Anulohet procedura e shitjës së një viçi dhe një lope. Arsyja është pasi nuk ka pasur asnjë ofertues”, thuhet në njoftim.

Komuna e Hazirit në muajin e kaluar kishte publikuar një ankandë me anë të të cilit bënte thirrje për blerjën e lopës dhe viçit.

“Viçi dhe lopa shiten/t në kushte “ siç janë, ku janë” dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes. Tërheqja e aplikuesit nuk lejohet pas dorëzimit të aplikacionit”, thuhej në këtë ankandë.

Çmimi siç bëhej e ditur, për një kilogarm të viçit ishte 2.90 euro, kurse për lopën ishte 1.80 euro./FaktePlus/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz