BallinaLajmeBashkëshortja e Komandant Sandokanit konvertohet në katolike: Identitetin po na e kërcënojnë...

Bashkëshortja e Komandant Sandokanit konvertohet në katolike: Identitetin po na e kërcënojnë rrymat turko-arabe

Të ngjajshme

Ilir Krasniqi: Ëndrra jonë vazhdon…!

Pas humbjes minimale 0:1 ndaj Turqisë në Prishtinë, në...

Agim Ademi: 400 mijë persona kërkuan bileta

Interesim të jashtëzakonshëm shfaqën tifozët kosovarë për të parë...

Selin provokoi Mirin dhe Rogertin, debate në “Big Brother VIP

Treshja, Selin, Miri dhe Rogerti, po vijojnë ende me...

Sanije Rexha, bashkëshorte e ish’luftëtarit të UÇK’së, i njohur si Komandant Sandokani, i vrarë gjatë luftës, është konvertuar në katolike. Ajo këtë e ka bërë të ditur vet përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka thënë se këtë po e bën edhe si hap në mbrojtje të atdheut, tani kur sipas saj, ai po kërcënohet nga rrymat turko-arabe.

Sanija, që edhe vet ka qenë pjesë e të gjitha veprimtarive patriotike, që nga koha e ilegales, ka thënë se tani kur veni po kërcënohet nga rrymat turko-arabe, ajo i është kthyer rrënjëve të saj, duke aluduar në të kaluarën e krishterë të shqiptarëve, shkruan gazetametro.net

Lexoni të plotë postimin e Sanije Rexhës:

Në jetën time sipas rrethanave  kam vepruar ashtu siç kam vlerësur  se duhët të bëj apo të ndryshoj!

Qysh si e re, fillimisht u bashkova me grupet ilegale të rezistencës për Çlirimin e Kosovës. Pastaj u lidha dhe u kurorëzova me njeriun me të dashur për Kombin, Abedin Rexhen, veprimtarin e madh të çështjës kombtare. Pastaj pasi emigruam për disa vite në Gjermani përseri së bashku me fëmijët tonë u kthyem në Kosovë që veprimtarinë tonë t’a kurorëzojmë me luftën për Liri.

Sot, kur rrymat turke- arabe – serbe e kercenojnë identitetin tonë dhe kulturën tonë shekullore, ju ktheva rrënjëve të mija.

Falemnderit, familja e Heroit të Kombit, Pal Palucës, Mario Paluca që mora bekimin edhe të juajin: Falemnderit, Ipeshki i Kosovës, Dodë Gjergji:Falemnderit, Don Daniel qe me dhurove aq shume bekime dhe mbështetje:

Faleminderit, bashkëveprimtar e bashkëluftetar, Halil Çadraku, Peka Gashi që gjithmonë në hidhërim e gëzim ishit mbështetja dhe motivi im: Falemnderit, shoqja im, bashkëluftetare, Shqipe Krasniqi, sepse sot dëshmove që je shoqe e besës dhe e fjalës dhe krejt ne fund Flamurtaret e Abedin Rexhës “Sandokanit”, fëmijët dhe familja ime: Leta dhe Sokol , ju falenderoj nga zemra për mbeshtetjën e juaj sepse jeni oksigjeni dhe egzistenca ime!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz