BallinaRegjionaleKonfiskohen armë në Skenderaj, Mitrovicë dhe Vushtrri

Konfiskohen armë në Skenderaj, Mitrovicë dhe Vushtrri

Të ngjajshme

Foto me fanellë të Suedisë, reagon Arbër Zeneli

Ishte një prej lojtarëve që bëri tifozët ta duanin...

Kërkesa për prova të reja, cenim i sigurisë juridike dhe shkelje e rregullave bazë të procedurës

Shkruan: Ardian Bajraktari Në procesin gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së...

Për herë të parë në Shqipëri, kompensim për dëmet në shëndet nga ajri i ndotur

Qytetarët shqiptarë që do të preken nga problemet shëndetësore...

Në vazhdën e angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e të shtënave në ahengje Policia në Rajonin e Mitrovicës, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Mitrovicës.

Gjatë dy ditëve të fundit, njësitet policore në rajonin e  Mitrovicës,  kanë reaguar në tri lokacione  ku kishte informacione për të shtëna me armë. Veprimet policore ishin orientuar drejt identifikimit të lokacionit ku ishin dëgjuar të shtënat, si në Mitrovicë, Skenderaj e Vushtrri,  ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në të tri lokacionet të konfiskohen tri armë, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare.

Në cilësi  të të dyshuarve  janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët në ahengje familjare, ndërsa pas procedurave intervistuese tre të  dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar  për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’.

Policia apelon te qytetarët që të shmangin veprimet e tilla, ku përdorimi i armëve në ahengje dhe dasma është i sanksionuar me ligj. Policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas autorizimeve, përfshirë ndalimin e personave të dyshuar, ndaljen e kolonave me dasmorë, si dhe bastisjen e lokacioneve ku dyshohet se janë përdorur armët. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz