back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeMësimi mund të mos nis në shtator për shkak të grevës

Mësimi mund të mos nis në shtator për shkak të grevës

Të ngjajshme

SBASHK-u kërcënon me grevë në shtator nëse nuk u plotësohen kërkesat

Pothuajse çdo shtator kërcënimi me grevë nga sektori i arsimit troket në dyert e institucioneve.

Kësaj radhe, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, thotë se e kanë më seriozisht, raporton KTV.

Sipas tij, mësimi do të fillojë sipas kalendarit të Ministrisë së Arsimit, por nëse në ditët e para nuk ka vullnet për ndryshimin e Projektligjit për Pagat si dhe nëse nuk miratohet shpejt projektligji që ua njeh kontributin mësimdhënësve të viteve të 90-ta, greva do të jetë e pashmangshme.

Njohësit e çështjeve arsimore kanë deklaruar se SBASHK-u po e tepron me kërkesa, pasi pagë më të mirë mujore nuk marrin as mësimdhënësit në Shqipëri e Maqedoni.

Mirëpo, këtë e kundërshton kryetari i SBASHK-ut. Sipas tij, në Projektligjin e Pagave mësimdhënësit janë renditur shumë poshtë krahasuar me kualifikimin e lartë që ata e kanë.

Sipas tij, SBASHK-u çdo herë është munduar që me dialog të arrijë kërkesat e mësimdhënësve, por tash thotë të ketë ardhur fundi i pritjeve.

Ndaj pret që deputetët e Kuvendit t’i shtyjnë këto procese sa më shpejt.

Kuvendi i Kosovës është në pushim deri në gjysmë të muajit shtator. Marrë parasysh gjendjen aktuale politike, nuk dihet nëse Projektligji për Pagat ose ai për pagesën e viteve 90-të do të arrijë të hyjë në rend dite.

- Advertisement -

Të Fundit