back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmePrinc Leka propozon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Princ Leka propozon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Të ngjajshme

Nga lufta te shteti: Ramush Haradinaj, krah Kosovës në çdo etapë

“Ramushi e ka kry punën më të madhe, ne...

Kushneri iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Pas njoftimit të kompanisë së Jared Kushnerit – dhëndrit...

Trekëndëshi Juve–Inter–Sassuolo ndez merkaton e dimrit

Juventusi po punon për të afruar Davide Frattesin dhe...

DhTIK kërkon veprime urgjente për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) ka shprehur...
- Advertisement -

Bashkimi kombëtarë do të ishte ideal për Kosovën dhe Shqipërinë. I këtij mendimi është Princi i Shqipërisë Leka i Dytë që në një intervistë për gazetën “Dielli” ka propozuar se bashkimi mes dy shteteve nën një monarki do të sillte gjëra pozitive për dy vendet.

- Advertisement -

Princi thekson se që kur familja mbretërore u kthye nga jeta e tyre në mërgim, detyra e tyre ishte të hiqnin barrierat midis shqiptarëve dhe të promovonin unifikimin e pakicave shqiptare në Ballkan.

Përveç kësaj, bashkimi i ri që Princi propozon duhet të ketë një monark. Princi i Kurorës i thotë gazetës se një Shqipëri e Madhe, e vendosur si monarki kushtetuese, do të sigurojë stabilitet më të madh politik sesa sistemi aktual politik. Princi përdor Mbretërinë e Bashkuar dhe monarkitë e tjera të Europës Perëndimore si shembuj të asaj që Shqipëria mund të arrijë në të ardhmen si një monarki kushtetuese e orientuar nga Perëndimi.

Në pyetjen nëse Princi Leka është i gatshëm të bëhet mbret i një Kosove të bashkuar dhe Shqipërisë, Princi u përgjigj: “Familja mbretërore gjithmonë do të respektojë vullnetin e popullit. Të jesh një princ apo mbret është e bukur. Të jesh në gjendje të shërbej vendit tim nuk shihet nga unë si një punë, por nderi më i madh “.

Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës është një ide politike, e ringjallur që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Kosova është kryesisht shqiptare dhe me Republikën e Shqipërisë, ndan disa sektorë të përbashkët administrativë, siç janë arsimi dhe politika e jashtme.

Kultura, trashëgimia dhe tregtia janë bashkuar në masë të madhe midis të dyjave, të cilat gjithashtu kanë një kufi të hapur. Princi Leka është i vetmi fëmijë i Lekës së Parë, Princit të Shqipërisë.

Më 30 nëntor 2011, ai u shpall Princ i Republikës së Shqipërisë pas vdekjes së babait të tij. Princi Leka ka qenë një zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë dhe në të kaluarën ka shërbyer si këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Presidencën Shqiptare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz