back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeFamiljarët e të riut që e vrau rryma: Ankohej për kushtet e...

Familjarët e të riut që e vrau rryma: Ankohej për kushtet e punës

Të ngjajshme

Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë

Institucionet parashkollore në Prishtinë do të jenë në pushim...

Nga lufta te shteti: Ramush Haradinaj, krah Kosovës në çdo etapë

“Ramushi e ka kry punën më të madhe, ne...

Kushneri iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Pas njoftimit të kompanisë së Jared Kushnerit – dhëndrit...
- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka shokuar Vushtrrinë mbrëmë.

- Advertisement -

Atje, një 21 vjeçar humbi jetën kur ra në kontakt me rrymën elektrike.

Ai derisa po vendoste një kabllo të internetit te trafoja elektrike në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë ra në kontakt me energjinë elektrike duke u përplasur përtokë.

Goditja ishte e madhe sa që e la të vdekur në vend.

Familjarët e të ndjerit Rrezon Istrefi, që tashmë kanë hapur dyert për ngushëllime thonë se ai ankohej për kushtet e punës.

Sipas Sheremet Istrefit, axhës së viktimës, ai shumë herë ankohej se kishte problem të ngjitej në shtylla elektrike pasi nuk kishte pajisje të punës, ashtu siç nuk i pati as në ditën e shtunë.

I ndjeri si djali i vetëm i familjes kujdesej që me punën e tij të mbante familjen, prindërit dhe dy motrat.

Në kompaninë ku ai punonte Ardi Net nuk kanë folur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz