Një ngjarje vërtet frymëzuese ka ndodhur në një nga plazhet e Gulf State Park në Alabama, në SHBA ku një dhëndër i shpëtoi jetën një 18-vjeçari.
Zac Edwards 37-vjeç, nënoficer i Rojeve Bregdetare amerikane, ishte duke realizuar një set fotografik ditën e dasmës së bashku me bashkëshorten e tij, në momentin që dëgjuan britmat e një gruaje pasi po mbytej 18-vjeçari Jamel Robinson.
Pa e menduar dy herë, dhëndri hoqi këmishën dhe vrapoi drejt detit për të ndihmuar djalin të cilin fatmirësisht mundi ta shpëtojë në kohë edhe pse me shumë vështirësi për shkak të rrymave të forta.
Mediat amerikane e cilësuan një gjest heroik këtë të dhëndrit.