BallinaBotëGjermani, zvogëlohet ndjeshëm popullsia e re

Gjermani, zvogëlohet ndjeshëm popullsia e re

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Numri i të rinjve të grupmoshës 14-17 vjeç në Gjermani është zvogëluar për rreth 470 mijë në periudhën mes viteve 2006 dhe 2016, njoftoi Zyra Federale Gjermane e Statistikave (Destatis), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Destatis, grupmosha 14-17 vjeç që në vitin 2006 përbënte 4,4 të popullsisë gjermane, në vitin 2016 ka rënë në 3,8 për qind.

Popullsia e Gjermanisë, e cila me 82,8 milionë banorë është vendi më i populluar në Bashkimin Evropian, vazhdimisht shkon duke u plakur.

Një analizë e kryer nga Destatis në vitin 2015 kishte paralajmëruar se popullsia mbi 65 vjeç do të rritet, duke sugjeruar se kjo grupmoshë, e cila përbënte 20 milionë nga popullsia totale prej 80,7 milionë në vitin 2013, do të përbëjë 33 milionë të popullsisë totale prej 67,6 milionë në vitin 2060.

Parashikimet po ashtu kanë alarmuar se nga viti 2020, efektet e popullsisë së plakur do të ndihen fuqishëm në ekonomi dhe fushat e tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz