back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeZbulohet çfarë pësoi shoferja që shtypi për vdekje 7-vjeçaren dhe çiklistin

Zbulohet çfarë pësoi shoferja që shtypi për vdekje 7-vjeçaren dhe çiklistin

Të ngjajshme

Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

Reshjet e dëborës dhe ngricat në segmentin e rrugës...

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Tentativë kontrabande në Merdare, kapen rreth dy kilogramë narkotikë

Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë...

Zyrtarizohet një blerje e shtrenjtë në Premierligë

Një blerje e shtrenjtë është zyrtarizuar në orët e...

Një hutim në drejtimin e automjetit ka bërë që shoferja 38-vjeçare që dje aksidentoi për vdekje dy persona, të ngatërrojë frenat me gazin.

Kështu ka deklaruar para policisë, Rozina Koleci, e cila dje në Kamëz përplasi me makinën e saj një 29-vjeçar me biçikletë dhe më tej një nënë me dy vajzat e saj të mitura që ndodhej buzë rrugës. Për fat të keq ndërruan jetë i riu dhe vajza 7-vjeçare që ishte kapur përdore me nënën e saj dhe motrën. Këto dy të fundit kaluan rrezikun për jetën pas ndërhyrjes së bluzave të bardha në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Nga aksidenti humbën jetën Ramazan Ishni i cili po lëvizte me biçikletë dhe vajza 7 vjeçe, me inicialet E.N. Në spital ndodhen nëna Valbona Ndreu 29 vjeç dhe vajza e vogël, 6 vjeçe, po me inicialet E.N.

Ndaj Rozina Kolecit 38 vjeçe është firmosur arresti dhe pritet të dalë në gjyq për vlerësimin e masës së sigurisë. Shoferja u përplas fillimisht me biçikletën. Më tej kaloi në karrexhatën tjetër të rrugës duke marrë para nënën me dy vajzat, që ndodheshin në trotuarin e vogël ndarës, dhe më tej është përplasur në korsinë e kundërt me një furgon, të cilit i shkaktoi vetëm dëme materiale. Nga testi i kryer, shoferja nuk ka qenë as nën efektin e alkoolit.

/Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz