BallinaSport“Neymari do të luajë për Real Madridin”

“Neymari do të luajë për Real Madridin”

Të ngjajshme

Plotë emocion, futbollistët e Kosovës bëhen bashkë për sfidën ndaj Sllovakisë

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë grumbulluar për ndeshjen...

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë prej 96 milionë euro me Bankën Botërore

Ministria e Financave ka nënshkruar sot dy marrëveshje me...

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë nënshkruar sot...

Aksion kundër dallavereve me patentë shoferë në Prishtinë

Një aksion i gjerë policorë është duke u zhvilluar...

Legjenda e futbollit brazilian dhe ish-lojtari i Barcelonës, Rivaldo, është i sigurt se Neymari do të luajë herët apo vonë për Real Madrid, përkundër faktit që ai ka thënë se është i përkushtuar ndaj Paris Saint-Germainit.

Rivaldo beson se ai do të qëndrojë këtë sezon në Francë, por pastaj do të kthehet në Spanjë për të luajtur për kampionët evropianë, transmeton Gazeta Express.

“Duket se ai do të qëndrojë në Francë këtë sezon, por në futboll nuk dihet kurrë. Asnjëherë nuk mund ta dish se çfarë do të ndodhë nesër. Gjithçka mund të ndodhë derisa të mbyllet afati kalimtar”, ka thënë Rivaldo.

“Tani për tani, duhet t’i besoj fjalëve të tij se do të qëndrojë në PSG, por me aq sa kam dëgjuar, ai do të përfundojë, herët apo vonë, në Real Madrid”. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz