Lagjja Kalabria në Prishtinë ballafaqohet që një kohë të gjatë me probleme infrastrukturore. Këtë herë rruga “Sylejman Vuqitërna” po rrezikon të shembet. Ky rrezik për banorët e lagjes ka shtyrë një qytetar t’i drejtohet kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit. Ai përmes rrjetit social Facebook ka reaguar duke thënë: Po të shembet rruga në Kalabri o kryetar.
Rastet kur qytetarët e komunës së Prishtinës e etiketojnë nëpër postime Shpend Ahmetin për problemet e qytetit nuk janë të rralla. Por zakonisht nuk marrin ndonjë përgjigje nga ai.
Fotografi nga gjendja e rrugës në Kalabri: