BallinaBotëNjë person i sëmurë rrihet barbarisht! (Video)

Një person i sëmurë rrihet barbarisht! (Video)

Të ngjajshme

Mbappé e vë në shënjestër Brazilin: mund të luajë edhe më shumë se 45 minuta

Prania e Kylian Mbappés në ndeshjen mes Francës dhe...

Shifra alarmante: Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur tremujori

Shifrat nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tregojnë...

Irani pretendon se ka goditur aeroplanmbajtësen amerikane USS Abraham Lincoln

Ushtria iraniane pretendon se raketat e saj lundruese goditën...

“Shumë e mbyllur, shumë e hapur”/ Enca provokon ndjekësit

Enca Haxhia ka provokuar ndjekësit me fotografitë e fundit. Artistja...

Një video tronditëse kapi momentin kur një burrë Sikh i moshuar u sulmua mizorisht nga dy burra në rrugë, në atë që autoritetet besojnë se mund të jetë një krim urrejtjeje.

Sahib Singh, 71 vjeç, ishte në shëtitje në mëngjes herët në Manteca të Kalifornisë, të hënën, kur u sulmua.


Videoja e sulmit, e cila ndodhi pak pas orës 6 të mëngjesit, u kap në kamerën e sigurisë së një shtëpie aty pranë.

Pas një ndërveprimi të shkurtër, plaku përpiqet të largohet por të rinjtë i dalin sërish përpara dhe njëri prej tyre e sulmon me shkelma duke e hedhur në asfalt.

Ndërsa Singh përpiqet të ngrihet dhe të mbrojë veten, i njëjti njeri – i veshur në një këmishë të zezë me kapuç – e hedh përsëri në tokë.

Mbase ata po përpiqen t’i kërkojnë të moshuarit portofolin apo sende të tjera.

Pa i gjetur ndonjë gjë, të dyshuarit largohen, por disa sekonda më vonë, njeriu me të zeza për të shkelmuar Singhin tre herë më shumë dhe pështyn mbi të para largimit.

Madje, i riu ka nxjerrë një armë duke e drejtuar në drejtim të të moshuarit.

Singh, i cili ka probleme me zemër dhe çështje të tjera shëndetësore, u gjet brenda një kohe të shkurtër pas sulmit nga një njeri që ecte me qenin e tij.

Ai u dërgua në spital me lëndime të rënda dhe tani ka qafën në një mbajtëse.

Singh ka pasur probleme të komunikojë pas një problemi epileptik rreth shtatë vjet më parë.

Si rezultat, ai ka vështirësi t’u shpjegojë autoriteteve se çfarë thanë sulmuesit e tij, dhe rasti mund të trajtohet si një grabitje në tentativë apo krim racor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz