Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj të hënën emëroi edhe një këshilltare të re në stafin e tij të punës.
Albena Reshitajt pas dorëheqjes nga posti i ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, iu besua posti i këshilltares në Qeverinë e Kosovës.
Kështu, me Reshitajn, numri i këshilltarëve të Haradinajt shkon në 11, shkruan Indeksonline.
- Avni Arifi – shef i stafit – Këshilltar i lartë politik
- Meliza Haradinaj- Stublla – këshilltar politike
- Haki Shatri – këshilltar politik
- Diellza Hoti – këshilltare politike
- Jahja Lluka – këshilltar politik
- Hysen Gashi – këshilltar politik
- Alban Dermaku – këshilltar politik
- Halil Matoshi – këshilltar politik
- Donjeta Gashi – këshilltare Politike
- Albena Reshitaj – këshilltare Politike
- Eroll Belegu – këshilltar i Politik
Për dallim nga këta bashkëpunëtor të ngushtë të kryeministrit, janë disa persona të tjerë që kreut të Qeverisë i japin këshilla nga jashtë, dhe kjo çështje është e rregulluar edhe me ligj.
“Këshilltarët e jashtëm politikë nuk ushtrojnë kompetenca drejtuese ose kompetenca të tjera administrative të organit të lartë të administrates shtetërore. Këshilltarët e jashtëm politikë nuk paguhen nga Buxheti i Republikës së Kosovës dhe në asnjë formë nuk shkaktojnë shpenzime për Buxhetin e Kosovës”, thuhet në rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrive.
Lista e këshilltarëve që punojnë për kryeministrin nga jashtë pa pagesë, shkon në nëntë.
- Luan Jaha – Këshilltar i jashtëm politik
- Besim Malsori – Këshilltar i Jashtëm Politik
- Selim Selimi – Këshilltar i Jashtëm
- Lulzim Fushtica – Këshilltar i Jashtëm
- Bajram Mulaj – Këshilltar i Jashtëm
- Skender Xhakaliu – Këshilltar i Jashtëm
- Sokol Zogaj – Këshilltar i Jashtëm
- Ibrahim Pozhari – Këshilltar i Jashtëm
- Rosario Petta – Këshilltar i Jashtëm
Ndërkaq, nga komunitetet pakicë, Haradinaj ka gjithsej 5 këshilldhënës.
- Srdjan Jovanoviq – serb – Këshilltar politik i Kryeministrit per komunitete
- Arben Shabani – Këshilltar politik i kryeministrit – (PDAK)
- Merdjan Osmani – Këshilltar politik i kryeministrit (NDS)
- Isa Osmani – Këshilltar Politik i Kryeministrit (PAI dhe PLE)
- Negovan Mavriq –
Ndryshe, Haradinaj ka të drejtë t’i ketë 12 këshilltarë të rregullt politik, 10 këshilltar të jashtë dhe 9 nga komunitetet të cilët janë të shpërndarë në dikastere të tjera (ministri)./Indeksonline/