Sulmuesi Ahmed Januzi ka arritur marrëveshje me Llapin dhe do t’i mbrojë ngjyrat e këtij klubi për një vit.
Llapi ka bërë transferimin e radhës në këtë afat kalimtar veror.
Prezantimi i Januzit (Foto: Llapi Fc)
“Januzi vjen si një përforcim i madh për sulmin e skuadrës, duke ditur karrierën e tij vendore dhe ndërkombëtare”.
“Ahmed Januzi, 30 vjeç, i gjatë 1.84 m dhe i lindur më 08.07.1988 në Vushtrri është qendërsulmues që luan me këmbë të djathtë. Ai nga Vushtrria, si 17 vjeçar kalon së pari në Besë të Kavajës (2006/07) dhe pas një edicioni në Vorskla Poltava ku numëron 200 paraqitje zyrtare për Vorskla Poltavën, 34 gola të shënuar dhe 18 asistime në Premierligën e Ukrainës, UEFA Europa Ligë, Kupë të Ukrainës etj. Poashtu Januzi ka 9 paraqitje për Kombëtaren e Shqipërisë”.
(Foto: Llapi Fc)
“7 paraqitje për U-21 të Kombëtares së Shqipërisë dhe 1 gol të shënuar. Në dy edicionet e fundit ishte pjesë e Prishtinës ku realizoj 11 gola në 50 paraqitje”, thuhet në njoftimin e klubit llapjanas. /Telegrafi/

