back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaShqiptareTuristja polake rrëzohet në Theth, transportohet me helikopter në Tiranë

Turistja polake rrëzohet në Theth, transportohet me helikopter në Tiranë

Të ngjajshme

Një turiste polake është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është rrëzuar në zonën e Thethit.

Turistja e plagosur është Barbara Obranka, 54-vjeçe, e cila është rrëzuar nga një shkëmb prej rreth 3 metra i lartë.

Gruaja ka pësuar lëndime në pjesën e këmbës.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Me datë 06.08.2018 në orën 17.00 jemi njoftuar se është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, pasi ka marrë ndihmën e parë, shtetësja polake B. O. 54 vjeçe, pasi është rrëzuar nga një shkëmb me lartësi rreth 3 metër, e cila ka dëmtuar këmbën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz