back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaSportGranit Xhaka kapiten i Arsenalit?

Granit Xhaka kapiten i Arsenalit?

Të ngjajshme

Hande Erçel ‘flet’ pas ndarjes me Hakan Sabanci, ja reagimi i saj

Romanca trevjeçare mes aktores së njohur turke Hande Erçel...

NATO lanson nismën “Roja Lindore” për të forcuar mbrojtjen pranë Rusisë

Aleanca ushtarake e NATO-s, e udhëhequr nga anëtarët evropianë,...

Me bikini të kuqe dhe linja perfekte, Arta Elezaj “ndez” Instagramin

Aktorja dhe modelja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, ka...

Veteranët ia mësyjnë Hagës për protestën e nesërme

Në portin Durrës-Bari, shumë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të...

Tifozët e Arsenalit po i kërkojnë publikisht trajnerit Unai Emery që ta gradojë Granit Xhakën në kapiten.

Veprimi që bëri pas golit të shënuar të Reiss Nelsonit në miqësoren e së shtunës në Stokholm kundër Lazios (2:0), ka bërë që Xhaka të fitojë simpatinë e tifozëve të Arsenalit.

Xhaka pasi e uroi për golin e shënuar, i vuri në pah Nelsonit, 18-vjeçar, gabimin që bëri. Dhe në fakti i bëri dy. Xhaka i tregoi të riut se duhej të ishte më i pozicionuar në një rast para shënimit të golit dhe se pas shënimit të golit, çdoherë duhet të falënderojë dhe të festojë me tifozët, teksa bëri me gisht drejt tribunës ku ishin të vendosur, transmeton Koha Ditore.

Kjo pjekuri e treguar nga Xhaka ishte e mjaftueshme që tifozët të dilnin me komente, duke kërkuar nga trajneri Emery që ta bëjë kapiten të ekipit londinez.

“Xhaka është një lider i lindur. E meriton ta bartë shiritin e kapitenit sepse vetëm atij i ra në mend që ta këshilloj të riun Nelson. Neve na duhet një lider dhe Xhaka është i lindur për ta ushtruar këtë rol”, komentoi një tifoz i Arsenalit, njofton ‘Dailystar’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz