back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajme​Kadri Veseli ndryshimin e kufijve të Kosovës e quan plan të vjetër...

​Kadri Veseli ndryshimin e kufijve të Kosovës e quan plan të vjetër serb

Të ngjajshme

Fehmi Kupina: Kaltër e bardhë përjetësisht për Prishtinën tonë

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina, ka shprehur...

Turqia po fiton ndaj Gjermanisë pas pjesës së parë

Turqia e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë...

Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës

Pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë ndër breza për ta kultivuar...

Rrahje në një kafene në Gjakovë, një person theret me thikë

Një tentatim vrasje ka ndodhur sot në një kafeteri...

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka dalë kundër ideve për ndryshim të kufijve të Kosovës me Serbinë. Së fundi, idetë e tilla i ka përkrahur presidenti kosovar Hashim Thaçi që parapëlqen t’i quajë “korrigjim kufijsh”. Por, për Veselin këto janë plane të vjetra të Serbisë.

Presidenti Hashim Thaçi që së fundi po lobon për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë ka marrë goditjen e radhës nga ish-bashkëpunëtori i tij i ngushtë Kadri Veseli. Kreu i PDK-së ka vlerësuar se idetë për ndryshim kufijsh të Kosovës janë plan i vjetër serb, dhe si të tilla kanë marrë fund përgjithmonë në vitin 1999.

“Ndarja e Kosovës është një nga pretendimet e vjetra të Serbisë, të cilat kanë marrë fund një herë e përgjithmonë në vitin 1999”, ka thënë Veseli në një shkrim të tij autorial të publikuar në Gazetën Express.

Madje, kryeparlamentari thotë se Serbia po prodhon “fakenews” të tilla në Kosovë për të prodhuar tensione dhe perceptim ndërkombëtar për Kosovën si një vend jostabil.

“Në të njëjtën kohë, Serbia, e interesuar në vazhdimësi për jostablitet në Kosovë, me propagandën e saj politiko-mediale, duke përdorur teknikat e reja të fake news, vazhdon t’i kontribuoj kësaj klime dhe tendencave për të prodhuar tensione. Efekti i synuar, gjithmonë i njëjtë : Të krijohet perceptimi ndërkombëtar për Kosovën si një vend jostabil e problematik, që nga ditë në ditë pritet të shpërthej dhe shpërbëhet!”, ka shkruar Veseli në shkrimin e tij. /GazetaExpress/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz