BallinaShqiptareKëto janë pamjet që sheh një shqiptar i Kosovës, sapo hyn në...

Këto janë pamjet që sheh një shqiptar i Kosovës, sapo hyn në aksin Kukës- Morinë

Të ngjajshme

Alonso, bast i rrezikshëm te Chelsea

A nuk pati mjaftueshëm drama te Real Madridi? Pas...

Ndryshon sërish moti- temperaturat për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Trump: Irani duhet të veprojë shpejt ose nuk do të mbetet asgjë prej tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Iranin se...

Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf

Parandalimi i çdo forme të dhunës edhe më tej...

Me keqardhje duhet thënë se “mirëpritja” e “mikpritja” e shqiptarit ka mbetur një koncept që është boshatisur prej kohësh nga kuptimi e për ta vërtetuar e thjeshtë është, mjafton vetëm të “kapësh” atë që të sheh syri.

Pikërisht kjo gjë bëhet e dukshme në atë që të gjithë shqiptarët e njohin si Rrugën e Kombit. Në aksin Kukës- Morinë kalojnë qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës, por ajo që atyre u kap syri sapo vijnë në Shqipëri janë pirgjet e mëdha të mbetjeve që gjen vërdallë anash kësaj rruge.

Mbeturinat në fakt nuk janë i vetmi shqetësim pasi edhe era që ato lëshojnë është e padurueshme. Një tjetër shqetësim mbetet po ashtu edhe fakti se në këtë aks shumë banesa të ndërtuara pranë autostradës i derdhin ujërat e zeza në rrugë, pasi ende nuk janë përfshirë në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Kësisoj, për të hyrë në Shqipëri, shumë shqiptarëve i duhet ta mbajnë kokën lart në mënyrë që të paktën të shohin bukurinë e maleve e kodrave, pasi syri në rrugë “të kap” vetëm mbeturina.

Qeveria përmes Ministrisë së Mjedisit ka kryer aksione pastrimi nëpër plazhe e vende të ndryshme të Republikës, por mesa duket “Shqipëria që Duam” e Edi Ramës nuk vjen dot deri në Kukës, pasi është shumë larg… por ama taksat për Rrugën e Kombit, ndryshe nga ndihma, janë “të afta” për të ardhur./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz