BallinaLajmePse shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë e braktisën bregdetin e Adriatikut?! (Arsyet)

Pse shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë e braktisën bregdetin e Adriatikut?! (Arsyet)

Të ngjajshme

Çfarë mendon gjinekologu gjatë vizitës?

A keni menduar ndonjëherë se çfarë mendon gjinekologu juaj...

India dhe Irani, marrëveshje për të lejuar dy anije të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Dy anije indiane që transportonin 92,712 ton metrikë të...

A do ta prezantojë Alaudini “BBVK5”, përgjigja e tij habit ndjekësit

Moderatori i njohur Kosovar Alaudin Hamiti ka hapur një...

LVV-ja insiston se dekreti i presidentes është jokushtetues

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka...

Braktisja e bregdetit shqiptar nga pushuesit kosovarë ka vazhduar edhe këtë vit.

Shifrat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, që i përkasin 6-mujorit të parë, flasin për një rënie vjetore prej 0.4% të numrit të kosovarëve që kanë hyrë në Shqipëri, por në muajin e parë të sezonit turistik, që është qershori, rënia shkon në plot 4.3%.

Në vitin 2017, ulja ishte edhe më e fortë, me mbi 19%, ose rreth 410 mijë vizitorë më pak. Megjithëse shifrat zyrtare flasin për rënie, për Ministrinë e Turizmit situata është krejt tjetër.

“Nuk ka rënie të numrit të vizitorëve nga Kosova në sezonin turistik. Natyrisht ka pasur një numër në rritje si për të gjithë fashat e tjera të destinacionit turistik gjatë periudhës maj-qershor”, tha ministri Klosi.

Për korrikun dhe fillimin e gushtit shifrat nuk kanë dalë ende, por në terren situata raportohet me rënie nga bizneset.

“Ka rënie, shumë, jo pak. Unë kështu se mbaj mend të them të drejtën. Kam 18 vite që punoj, por të tillë rënie nuk mbaj mend”, thotë një i intervistuar.

Për vite me radhë, pushuesit kosovarë kanë mbajtur peshën kryesore për numrin e turistëve, e për shumë biznese në bregdet, ata përbënin një burim të rëndësishëm për sa i përket aktivitetit ekonomik.

Arsyet e braktisjes lidhen me kushtet jo të mira, degradimin ekstrem mjedisor dhe urbanistik, sidomos në zonën e Durrësit, që për më shumë se një dekadë ka përballuar edhe fluksin më të madh. /Top Channel

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz