BallinaSportMilani fiton ndaj Barcelonës në sekondat e fundit të ndeshjes (Video)

Milani fiton ndaj Barcelonës në sekondat e fundit të ndeshjes (Video)

Të ngjajshme

Milan e ka mposhtur me rezultat 1-0 Barcelonën me një gol të shënuar në fund të ndeshjes nga Andre Silva.

Skuadra italiane e ka mposhtur kampionen e Spanjës me rezultat minimal 1-0 në kuadër të International Champions Cup, transmeton Periskopi.

Barça ishte dukshëm skuadër më e mirë në fushë, por Andre Silva ishte heroi i ‘Rossonerëve’ në këtë takim.

Sulmuesi portugez shënoi në minutën e 92-të pas një asistimi të Franck Kessie.

Për Milanin kjo ishte fitorja e parë në këtë turne pasi dy ndeshjet e para i kishte humbur fillimisht nga Man Utd në penallti dhe më pas nga Tottenhami.

Barcelona nuk kishte kampanjë të mirë në International Champions Cup pasi humbi nga Roma e Milan dhe e mposhti Tottenhamin vetëm pas penalltive. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz