BallinaLajmeTahiri: Thaçi po ua mat pulsin kosovarëve

Tahiri: Thaçi po ua mat pulsin kosovarëve

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Analisti Ramush Tahiri çështjen e shkëmbimit të territoreve e sheh si matje e pulsit të opinionit. Ai  ka thënë se Kosova duhet ta ketë të pranuar ndërkombëtarisht territorin e vet dhe vetëm si shtet Sovran mund të hyjë në bisedime për ndërrim territori.

“Kosova duhet ta formalizojë dhe ta ketë pranuar ndërkombëtarisht territorin e vet, t’i ketë kufijtë me të gjithë fqinjët dhe të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara

Vetëm si shtet sovran dhe i pavarur mund të hyjë në bisedime me shtetet e tjera për ‘ndërrim territori’, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu tha së ende nuk ka agjendë për bisedime politike, dhe se nuk ka kriter e as platformë për këtë.

“E gjithë kjo procedurë nuk është vetëm anë politike por edhe ligjore duhet të ketë një referendum dhe duhet të pyetën banorët lokal. Kufijtë etnik u krijuan dhe nuk është që u plotësuan të gjitha dëshirat dhe u krijuan të gjitha shtete me kufirin nacional ose etnik, disa humbën e disa fituan”.

“Në këtë gjendje në të cilën jemi Kosova është duke biseduar teknike në nivel të Qeverisë me Serbinë, bisedimet politike nuk kanë filluar, ka pas takime mes dy presidentëve mirëpo agjendë për bisedime politike nuk ka, këto që janë, janë matje e pulsit të opinionit edhe krijimi I një përkrahje ose anonimiteti në pikëpamje të caktuar, por nuk ka kriter ose platformë, thjeshtë është opinion edhe zhurmë”, përfundoi Tahiri./Zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz