Kjo është një nga ato pamje që fillimisht të lë pa koment e pastaj të bën të ulërasësh! Pasi është dëshmia se si po shkatërrojmë turizmin dhe po e katandisim këtë vend të cilin e ka bekuar natyra por jo njeriu.
Kjo fotoj skandaloze është publikuar nga Ilir Ciko dhe është shkrepur tani në SHËNGJIN, në ditën e katërt të gushtit, në kulmin e sezonit turistik. Po ngrihet një “përbindësh betoni”, plazh me kullë…
Dhe nën këto ritme nuk është çudi që jo vetëm turistët e huaj por dhe vendasit kanë braktisur Shqipërinë për të bërë pushimet jashtë.
