BallinaRegjionaleMitrovicëKjo është gjendja e sigurisë në veri të Mitrovicës

Kjo është gjendja e sigurisë në veri të Mitrovicës

Të ngjajshme

Nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt

Një ditë para hyrjes në fuqi të Ligjit për...

Juventusi hedh sytë te Lewandowski

Gjigantët e Torinos, Juventus, i kanë vënë syrin sulmuesit...

Policia në veri ka siguruar qytetarët se do të përkujdeset dhe garanton siguri për të gjithë, ndërsa ka demantuar fjalët që kanë qarkulluar të premten se “Policia e Kosovës do të ndërmarrë aksion të rrezikshëm në veri të shtunën”. Edhe Policia e Kosovës ka demantuar për aksion të Policisë në veri të shtunën, shkruan sot Gazeta “Zëri”

“Gjendja e sigurisë në veri të Mitrovicës është e qëndrueshme dhe e qetë”, ka deklaruar të premten shefi i Operativës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, Zhelko Bojiq.

Ai ka siguruar qytetarët se Policia do të përkujdeset maksimalisht për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Gjithashtu Bojiq ka demantuar fjalët që kanë qarkulluar se Policia e Kosovës është e gatshme që të shtunën të ndërmarrë aksion në veri, duke u bazuar në një thirrjet të Policisë që të gjithë pjesëtarët e saj t’i ndërprenë pushimet vjetore, shkruan më tutje Zëri.

“Gjendja e sigurisë në veri të Kosovës është e qëndrueshme. Policia ka ndërmarrë të gjitha masat që kjo gjendje edhe më tutje të jetë në këtë nivel. Disa qytetarët, të cilët i ka anketuar ‘Radio Kontakt Plus’ janë shprehur të brengosur nga fjalë të ndryshme që kanë dëgjuar lidhur me situatën në veri të Kosovës. Ka fjalë që kanë qarkulluar, po Policia garanton siguri për të gjithë”, ka thënë Bojiq, i cili ka demantuar se pjesëtarëve të Policisë u është dhënë urdhër që t’i ndërpresin pushimet vjetore

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz