back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeKFOR-i merr nën kontroll Liqenin e Ujmanit (Foto/Video)

KFOR-i merr nën kontroll Liqenin e Ujmanit (Foto/Video)

Të ngjajshme

Bedri Hamza prezanton për deputet ish-ministrin

Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, do të...

ASK: Çmimet e pronave banesore u rritën me 4.2 % krahasuar me vitin 2024

4.2 për qind shtrenjtim të çmimit kanë pësuar banesat...

Goditje për Real Madridin, Trent Alexander-Arnold jashtë deri vitin tjetër

Trent Alexander-Arnold do të mungojë për rreth dy muaj...

Liqeni dhe Hidrocentrali i Ujmanit (Gazivodës) afër Zubin Potokut në veri të Kosovës, që nga mesnata, janë marrë nën kontroll të plotë të forcave KFOR-it.

Sipas mediave serbe, ushtarët e KFOR-it janë vendosur në fillim të digës së Liqenit të Ujmanit, kurse automjet dhe pjesëtarët e KFOR-it të armatosur kanë bllokuar të gjitha rrugët që shpiejnë te liqeni, përcjell Telegrafi

“Ushtarët janë të armatosur me armë të gjata dhe disa mitralozë dhe nuk lejojnë as gazetarët të afrohen”, shkruan gazeta serbe Kurir.

Sipas kësaj gazete, ushtarët e KFOR-it kanë marrë nën kontroll të plotë Liqenin dhe Hidrocentralin e Ujmanit gjatë natës vonë dhe askujt nuk i lejohet qasja andej.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, në veri të Kosovës kanë fluturar helikopterët e KFOR-it. /Telegarfi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz