BallinaLajmeVeseli: Askush nuk mund t’i lëndojë raportet Kosovë - Turqi

Veseli: Askush nuk mund t’i lëndojë raportet Kosovë – Turqi

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka takuar sot deputetët e Grupit Parlamentar 6+, me të cilët ka ndarë shqetësimin e akteve të fundit ku disa qytetarë dogjën flamurin e Turqisë.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se askush nuk mund t’i lëndojë raportet e  Kosovës me Turqinë.

“Me deputetët e Grupit Parlamentar 6 +, në një takim që pata sot, ndamë shqetësimin e përbashkët për aktin e dënueshëm ndaj simboleve të Republikës së Turqisë. Shteti i Kosovës, populli i Kosovës, i respekton dhe i nderon miqtë e vet, kulturën, simbolet dhe identitetin e tyre. Kosova ka raporte shumë të mira me Turqinë dhe askush nuk mund t’i lëndojë ato, e as nuk do ta lejojmë një gjë të tillë”, ka shkruar Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz