BallinaTeknologjiApple kalon vlerën rekord të 1 000 miliardë dollarëve!

Apple kalon vlerën rekord të 1 000 miliardë dollarëve!

Të ngjajshme

Rusia kryen stërvitje me raketa bërthamore në Siberi

Forcat strategjike raketore të Rusisë kanë zhvilluar stërvitje në...

Selinë në nominim, Gimbo “fansi” numër një!

Dj Gimbo po e shpreh publikisht përkrahjen për të...

Gjiganti amerikane i informatikës, “Apple”, i famshëm për revolucionin që ka sjell në botën e telefonave dhe të tabletave, u bë sot kompania e parë private që kalon vlerën e 1 000 miliardë dollarëve në Bursë.

Ky nivel simbolik kalua kur aksionet e “Apple” arritën vlerën e 207,05 dollarëve secili në “Wall Street”.

“Niveli i 1 000 miliardë dollarëve është kryesisht psikologjik, duke i dhënë tregut mesazhin e rritjes dhe të rëndësisë”, thotë Howard Silverblatt, specialist për treguesin “S&P Dow Jones”.

Grupi kalifornian shfaqi sërish këtë javë performancën e tij të jashtëzakonshme duke publikuar një rritje prej 20% të xhiros së tij tregtare në tremujorin e dytë falë “iPhone 8” dhe, mbi të gjitha, “iPhone X” çmimi i të cilit në SHBA është gati 1 000 dollarë./ATA/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz