back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeMashtrimi i kosovarëve për pushime në Turqi, reagon Policia e Kosovës

Mashtrimi i kosovarëve për pushime në Turqi, reagon Policia e Kosovës

Të ngjajshme

Kishte epërsi prej dy golave, Newcastle barazon me Chelsean

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë e javës...

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përzgjidhet Anëtare Kandidate në EESC

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) është përzgjedhur...

Ulutash rikonfirmon përkushtimin e KFOR-it për një mjedis të sigurt në Kosovë

Ditën e djeshme, Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Özkan...

Chelsea barazon rezultatin ndaj Newcastle United (VIDEO)

Chelsea ka arritur ta barazoj rezultatin ndaj Newcastle United,...
- Advertisement -

Policia e Kosovës po heton rastet e mashtrimit të qytetarëve gjatë aranzhimeve turistike, kërkohet kujdes dhe bashkëpunim në parandalimin e rasteve të tilla

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë është duke i trajtuar disa ankesa të qytetarëve të Republikës se Kosovës të cilët kishin bërë aranzhime turistike për verën e vitit 2018 në Agjencinë Turistik ” Vol Travel “ me seli në Gjilan.

Këto aranzhime turistike dyshohet se nuk janë realizuar nga  agjencioni i lartëpërmendur, prandaj ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë  bërë aranzhime turistike me agjencionin në fjalë, e të cilat  aranzhime nuk janë realizuar, të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës në nivel të regjioneve përkatëse policore ku ata banojnë.

Policia e Kosovës po ndermerrë dhe do të ndermarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operacionale për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të involvuar në raste të tilla të mashtrimeve, dhe njëkohësishtë kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, të informojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për parandalimin e këtyre rasteve. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz