back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Arbëreshët e Italisë kanë treguar vetëdije të lartë, në ruajtjen e...

Haradinaj: Arbëreshët e Italisë kanë treguar vetëdije të lartë, në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe historike të shqiptarëve

Të ngjajshme

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

Specialja cakton paraburgimin prej 1 muaji ndaj 7 të pandehurve, të dyshuar për dhënie dhe marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...
- Advertisement -

“Arbëreshet e Italisë përgjatë shekujve kanë treguar vetëdije të lartë në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe historike të shqiptarëve. Kjo është një vlerë e madhe e jona të cilën duhet ta ruajmë dhe ta avancojmë”, kështu tha Kryeministri Haradinaj, pasi priti në takim Rosario Petta, Kryetarin e Komunës Arbëreshe Piana degli Albanesi në Sicili.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi Petta-n për të arriturat e Kosovës në shumë fusha, veçmas në rrugën tonë të integrimit euro-atlantik, zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit.

“Në të kaluarën ka qenë i vështirë komunikimi. Tani kjo situatë ka ndryshuar për të mirë dhe kjo na ofron më shumë zemrat, njohjet dhe dijet tona”, tha Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Qeveria e vendit do të angazhohet në ruajtjen e këtij komunikimi, përmes takimeve dhe vizitave të dy anshme dhe adresimit të çështjeve me interes për të dyja palët.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast dhe me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe komunikimit me Arbëreshet e Italisë, e ka emëruar Rorario Petta këshilltar të jashtëm që do të merret me çështjet e Arbëreshëve dhe e nderoi atë me Medaljen e Skënderbeut, për kontributin e dhënë në avancimin e raporteve.

Pjesë e takimit ishte edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Diasporë, Dardan Gashi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz