Policia e Kosovës, përmes një komunikate, bën të ditur se dje rreth orës 21:15 ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në fshatin Biqec të Kaçanikut.
“Vozitësi mashkull K-shqiptar me veturën e tij nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime fatale ka pësuar një pasagjer i mitur.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë Policia.


