BallinaLajmeGjergj Dedaj shkel rregullat e komunikacionit vetëm për t’i ikur gazetares

Gjergj Dedaj shkel rregullat e komunikacionit vetëm për t’i ikur gazetares

Të ngjajshme

Presidentja Osmani nderon Madeleine Albright: Një kampione e lirisë dhe aleate e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar ish-sekretaren amerikane...

Deputeti i PDK-së: Kosova nuk ka rezerva të mjaftueshme të naftës

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka ngritur shqetësime për...

Pse Gattuso vendosi që ndeshja e Italisë për “play-off” të luhet në Bergamo dhe jo në “San Siro”?

Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, falënderoi presidentin e Federatës...

Irani mohon bisedimet me SHBA-në, ndërsa Trump pretendon “pika kryesore të marrëveshjes”

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha...

Komuniteti turk në Kosovë ka ngritur kallëzim penal kundër zv.ministrit të Jashtëm. Por, Gjergj Dedaj nuk po e prishë rehatinë.

Edhe pse komuniteti turk në Kosovë është ngritur kundër duke kërkuar shkarkimin e tij, ai vazhdon agjendën normalisht.

Zv.minstri i Jashtëm, përmes një postimi në Facebook, ka krahasuar turqit me serbët.
Pas kësaj deklarate, turqit të hënën kanë kërkuar shkarkimin e Dedës, kurse një ditë më vonë kanë ngritur kallxim Penal.

Ertan Simtiç nga komuniteti turk në Kosovë ka dërguar kallximin penal në Prokurorinë themelore të Prizrenit.

Megjithatë çështja e Dedës duket se nuk do përfundojë me këtë kallëzim.

Fikrim Damka, deputet turk në Kuvendin e Kosovës thotë se do bisedojnë me partnerët e koalicionit për këtë. Ai shton se po pret nga kryeministri, shkarkimin e Dedës.

Ky i fundit nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Duke i ikur pyetjeve të gazetarëve të Frontalit, kryetari i libearalëve të Kosovës shkeli edhe rregullat e komunikacionit. Zgjodhi heshtjen përballë pyetjeve që kanë të bëjnë me raportet e tij me turqit.

Në vend të fjalëve, Dedaj ka zgjedhur forma tjera për t’u shprehur.

Në kohën kur kërkohet shkarkimi i tij, Dedaj është nominuar nga z kryeministri, Behxhet Pacolli për ambasador në Maqedoni. As për këtë nuk ka folur Dedaj, por ka lënë të nënkuptohet përmes kësaj fotografie.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz