back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeBiznesmeni rrah gazetarin e RTK’së, shkaku i garazhës

Biznesmeni rrah gazetarin e RTK’së, shkaku i garazhës

Të ngjajshme

Kurti, Krenar që kemi krijuar një ambient të mirëqenien e të gjithëve

Hulumtimi i Qendrës Amerikane të Kërkimeve “Gallup ka nxjerr...

Kurti: Jemi krenar për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar...

E gjetën një pishinë të mbushur me ujë të pijshëm, reagon KRU “Prishtina”: Turp

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se e kanë...

Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Besart Galica ka thënë se është sulmuar fizikisht nga dy persona për shkak se kishte kërkuar publikisht që të rregullohet dera e garazhës së banesës ku ai jeton.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ai ka bërë të ditur emrat e dy personave që ai pretendon se e kanë sulmuar. Galica thotë se kompania e Nebih Zariqit, që e sulmoi atë, është përgjegjëse për kompleksin banesor.

“Sapo u sulmova fizikisht nga Nebih Zariqi dhe vëllai i tij Lutfi Zariqi! Imagjinojeni veç pse kam kërku publikisht në fb që ta rregulloj derën e garazhës! Ligësia e tyre a e dini deri ku shkon?! Të thërrasin në telefon me bisedu në zyrën e tij, dhe pas një debati, në shtëpinë e tyre qohen DY BURRA e sulmojnë të ftuarin! Natyrisht se e kam njoftu Policinë e Kosovës, dhe ata po merren me rastin”, ka shkruar ai në “Facebook”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz