back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaRegjionaleBekim Jashari ka disa fjalë për mërgimtarët

Bekim Jashari ka disa fjalë për mërgimtarët

Të ngjajshme

Uran Ismaili me video emocionale, rrëfen për herë të parë jetën e tij

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ndarë...

Çfarë efekti pozitiv ka hudhra në lëkurë, tregon doktori i njohur

Hudhra vlerësohet si një antibiotik natyral me efektet e...

Rubin: Shqiptarëve iu bëmë thirrje që të mos merrnin hak për horrorin që kishin përjetuar

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, po vazhdon dëshminë...

Në pamundësi për t’i takuar të gjithë bashkatdhetarët që kanë ardhur për t’i kaluar pushimet në Kosovë, kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka zgjedhur që përmes një video mesazhi t’iu urojë mirëseardhje të gjithëve.

Ai uron ata të mos e harrojnë asnjëherë vendlindjen e tyre, Skenderajn.

“Në pamundësi që t’iu takoj secilin prej jush këto ditë kur ju keni ardhur nga vende të ndryshme të botës për t’i kaluar pushimet me më të dashurit tuaj, në vendlindjen tuaj, më lejoni që përmes këtij video mesazhi t’iu uroj mirëseardhje në vendlindjen tuaj të dashur, në qytetin tonë të dashur të Skenderajt. Uroj që të keni shëndetin e plotë, mirëqenie në familje dhe uroj që mos ta harroni asnjëherë vendin tonë, vendlindjen tuaj, Skenderajn e juaj, Skenderajn tonë. Uroj të kaloni pushime të mira dhe të vini prapë. Faleminderit dhe kaloni sa më bukur”, tha Jashari.

Komuna e Skenderajt, në kuadër të shënimit të Ditës së Diasporës, për ditën e nesërme ka organizuar një koncert festiv me këngëtarë të estradës shqiptare dhe grupe profesioniste valltarësh.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Adem Jashari’ në Skenderaj dhe do t’i paraprijë aktiviteti i homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, i udhëhequr nga kryetari Jashari, dy ministrat e Diasporës shqiptare të shteteve respektive Shqipëri dhe Kosovë, Pandeli Majko dhe Dardan Gashi, bashkatdhetarë, qytetarë dhe të ftuar të tjerë.

Më pas, në ora 20:30, do të fillojë koncerti, në të cilin do të marrin pjesë Afrim Muçiqi, Ansambli i Valleve dhe Këngëve “Shota”, Leonora Jakupi, Rifat Dragaj, Kosovare Hasi, Vëllezërit Dragaj, Ansambli “Drenica” dhe Skender Hasi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz