BallinaLajmeRisia urbane/ Xhamia e Artë e Tiranës: çfarë e lidh me emrin...

Risia urbane/ Xhamia e Artë e Tiranës: çfarë e lidh me emrin e Bamir Topit?

Të ngjajshme

Haradinaj: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka adresuar kritika për...

Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl...

Çfarë ndodh nëse dekreti i presidentes shpallet i ligjshëm ose i kundërligjshëm?

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese mund...

Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana

Megjithatë, mënyra e zbatimit të kësaj ndihme ndryshon nga...

Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Policia zhvillojnë aksion në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e...

Një xhami e rrallë e ndërtuar së fundi në periferinë e Tiranës, po ngjizet si “pa dashje” me emrin e ish-presidentit Bamir Topi. E rrallë për shkak të arkitekturës së saj tejet të veçantë, jo në linjën tradicionale të deritanishme të këtyre objekteve të kultit në territorin shqiptar, ku ka dominuar linja osmane, ajo që vjen nga e kaluara, si dhe “thjeshtësia” arabe e bazuar vetëm në funksionalitet, një lloj tradite e pas ’90-ës.

Ndërsa Xhamia e Artë, siç e ka emrin ajo e ndërtuar së fundmi në këmbët e Dajtit, është një pikë kthese në përfaqsimin urban të Islamit, me të tjera forma, detaje, ngjyra.

E “fshehur” dikur mes kodrinave të periferisë së kryeqytetit, në xhepat e zonës së Freskut apo fundit të Porcelanit, xhamia ndodhet në afërsi të sarajeve të Bamir Topit, vilës e pronave të tjera të ish-presidentit të Republikës, e cila po shërben si adresim kryesor për vendndodhjen e saj.

Precedentë të ngjashëm janë dhe ajo që sot thirret si xhamia e “Dine Hoxhës”. Ajo, që prej fillesave të saj është quajtur xhamia e “Mëhallës se re”, për t’u emëruar si xhamia “Mahmud Dashi”  pas ’90-ës, por e pa u thirrur kurrë me këtë emër, për t’u fiksuar ndër vite si e “Dine Hoxhës”, njeriut që ka dhuruar tokën për këtë objekt. Ngjashëm dhe me xhaminë e “Kokonozit” te Pazari i Ri, që gjithashtu thirret dhe si Xhamia e Pazarit.

Pra edhe Xhamia e Artë, për momentin po rivalizohet nga emri i Bamir Topit, vetëm në funksion të adresimit.

E veçanta tjetër e saj, nga pikëpamja arkitekturore, është faqja ballore ku ç’ndodh brenda shihet nga jashtë dhe anasjelltas. /tesheshi.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz