BallinaSportZbulohet rezidenca, Ronaldo merr dy vila për të jetuar

Zbulohet rezidenca, Ronaldo merr dy vila për të jetuar

Të ngjajshme

Cristiano Ronaldo mbërriti më në fund në Torino dhe në aeroport u prit si një yll i hollivudian, me 6 makina Jeep që e pritën për ta shoqëruar.

Kurioziteti më i madh gjatë këtyre ditëve ka qenë vendbanimi i Ronaldos dhe duket se tashmë diçka është zbuluar.

Ai do të ketë dy vila në pyll, në zonën e Grand Madres, aty ku jeton edhe presidenti i Ferrarit, John Elkann.

Vilat janë ngjyrë gri dhe kanë 2 hyrje, me dhoma plot dritë, ndërkohë që ato janë modifikuar së fundmi duke krijuar hapësirat për një palestër dhe pishinë të mbuluar.

E veçanta është se një nga vilat Ronaldos do të jetë ajo ku futbollisti do të jetojë me familjen, ndërsa tjetra për të ruajtur privatësinë e tij./Top Channel

Rezultate imazhesh për Grand Madres ronaldo

Rezultate imazhesh për Grand Madres ronaldo

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz