back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleDrenasBanorët e Qikatovës së Drenasit në hall me ujin, ua rrezikon jetën...

Banorët e Qikatovës së Drenasit në hall me ujin, ua rrezikon jetën sa herë ka reshje (Video)

Të ngjajshme

Abdixhiku nga Dragashi: Familja është pasuria më e madhe kombëtare e Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në...

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të...
- Advertisement -

Dy blloqet e banesave sociale në Çikatovë të Drenasit përmbyten nga uji sa herë ka reshje.

- Advertisement -

E moti i lig që ka mbretëruar këtë vit është kthyer në shqetësim për këta banorë, të cilët ujin po detyrohen ta largojnë si po munden.

Fatmir Balaj thotë për RTV Dukagjinin se po frikësohet që uji mund të depërtojë në orën e rrymës, dhe të shkaktojë ndonjë fatkeqësi.

“Gjendja në këto banesa është e tmerrshme. Ne dalim vetë me mjete primitive për të larguar ujin, sepse sa herë që ka reshje uji futet brenda. Jemi të rrezikuar sidomos nga rryma, sepse është shumë poshtë. Nëse nuk e heqim ujin menjëherë, ka mundësi me na mbytë rryma të gjithëve”, shprehet banori Fatmir Balaj.

Brahim Maliqi, i gjendur në hall sikurse familjet e tjera që jetojnë këtu, kërkon nga komuna të ju bëhet zgjidhje.

“Që kanë mundësi me na gjet ndonjë zgjidhje për këtë problem, ne u jemi falënderues Komunës së Drenasit ose të gjithëve që kontribuojnë në zgjidhjen e këtij problemi”, shprehet banori tjetër, Brahim Maliqi.

Drejtori i Urbanizmit në Drenas, Idriz Hyseni nëpërmjet telefonit tha se komuna ka marrë vendim për renovim.

Sipas tij me 17 gusht do të hapet tenderi, ndërsa me 30 të po këtij muaji do të nis puna për nivelizimin e katit përdhes dhe fasadimin e këtyre ndërtesave. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz