Deputeti i Partisë Demokartike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka thënë deputetit të LDK’së, Driton Selmanaj, se sa ka qenë analist në emisionin ‘Click’ shumë personave ju ka pëlqyer ndonjë analizë e tij, por tani që është bërë deputet je bërë si kukuvajk, si qyqe.
Deputeti Haxhiu e ka qujatur ‘kukuvajkë’ deputetin Selmani, duke thënë se nuk po thotë asgjë, nuk po jep asnjë ide për dialogun, por vetëm si të shkonë vendi në zgjedhje dhe të vie në pushtet, shkruan gazetametro.net.
“Shumëkush deri sa të ka përcjell në ‘Click’, ka pas kanjëhere mundësi meta pëlqy ndonjë analizë, kurse sot sa je bërë deputet je shëndrru në ‘kukuvajk’ në qyqë, Driton prej teje pritet me dhënë ndnjë ide për të ardhmën, për dialogun, ti nuk tha asgjë, mendjen qysh me shku te zgjedhjet me ardhën te pushteti” tha Haxhiu, përcjell gazetametro.net.
Selmani akuzoi Veselin e Thaçin se kishin bërë shpërnguljen e shqiptarëve nga Mitrovica e Veriut në atë të Jugut.
Haxhiu i kujtoi këtij të fundit se ka shpërnguljet më të mëdha nga Mitrovica e Veriut kanë ndodhur nga viti 2000 deri në vitin 2008, kur atë kohë kryetar i Mitrovicës ishte nga radhët e LDK’së, dhe se Thaçi me ardhjen në pushtet në vitin 2008 ka bërë rikthimin e shqiptarëve në atë pjesë, shkruan gazetametro.net.
“Ti s’ki njohuri për Mitrovicën, bash s’ki lidhje me Mitrovivën se çka është bërë atje, po ta rikujtojë se prej 2000 deri 2008 kush ka qenë atje kryetar i Komunës, shpërnguljet më të mëdha kanë qenë në atë periudhë kohore, rikthimi nga jugu në veri bëhet pasi Hashim Thaçi vie në pushtet, vitin 2008 bëhet rikthimi i shqiptarëve nga jugu në veri, mos hyrë në gjëra që si njeh”, tha Haxhiu./gazetametro.net


