BallinaLajmeDetaje nga vrasja e 22-vjeçarit në Bresalc të Gjilanit, dy vëllëzër të...

Detaje nga vrasja e 22-vjeçarit në Bresalc të Gjilanit, dy vëllëzër të implikuar në vrasje

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Mbrëmë, Fatlind Arifi 22-vjeçar u qëllua me armë zjarri në gjoks në vendin e quajtur “Te Lapidari’’ në fshatin Bresalc të Gjilanit. Dyshohet se kjo vrasje u krye nga 26-vjeçari Liridon Uruqi, raporton Gazeta Express. Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se të dyshuarit mbrëmë i është konfiskuar vetura e tipit Mercedes në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa para disa minutave policia ka arritur ta arrestojë edhe Uruqin.

Por, për këtë rast policia ka arrestuar edhe vëllain e Uruqit, SH.U, pasi besohet se i njëjti është involvuar në këtë vrasje të rëndë.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në orën 23:45. Fatlind Arifi ishte dërguar pa shenja jete në emergjencë, ai ishte djali i vetëm në familje.

“Në repartin e emergjencës viktima  F.A (1996), shqiptar shtetas i Kosovës  ishte  sjellë  i plagosur  në  gjoks  nga  arma e  zjarrit, personeli mjekësor edhe përkundër  ndihmës  së parë mjekësore kanë mundur vetem të konstatojn se  viktima  ishte pa shenja jete”, tha Ismet Hashani nga policia e Gjilanit për Gazetën Express.

Liridon Uruqi emër i njohur për Policinë e Kosovës për shkak të kaluarës së tij problematike dyshohet se ka kryer vrasjen e Fatlind Arifit. Ai mbrëmë ka qenë në arrati ndërsa sot policia ka konfrimuar për Express edhe arrestimin e tij.

“Lidhur me këtë ngajrje janë  ndërmarr të  gjitha  veprimet e duhura  hetimore , si intervistat  me dëshmitarë  si dhe është  kërkuar edhe i dyshuari   Kryesor L. U. në shtëpinë e tij , por i njëjtit nuk është  gjetur aty. Në  oborrin e shtëpisë së tij është  sekuestruar automjeti i llojit  Mercedez ngjyrë  hiri  05,  të cilin  e ka pasur në shfrytëzim i dyshuari”, tha më tej policia.

Për këtë rast policia ka arrestuar vëllanë e të dyshairit, SH.U pasi besohet se në këtë ngjarje është involvuar edhe ai.

“Lidhur me  këtë  ngjarje , është arrestuar Sh. U. , vëllai i  të dyshuarit  qe besohet të jet i involvuar ne kët veper të rend penale. Per momentin nuk dihen motivet e kesaj ngjarje të rende. Hetimet lidhur me këtë  ngjarje janë në vazhdim”, tha një burim brenda Policisë së Kosovës.

“Njesitet e hetimeve rajonale iu janë përgjigjur rastit dhe bashkë me prokurorin  e shtetit  kanë bërë procesimin e vendit të ngjarjes”, përfundoi policia./M.Miftari /Gazeta Express

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz